Egjipt, 11 militantë të dyshuar vriten në Sinai - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Egjipt, 11 militantë të dyshuar vriten në Sinai

NULL NULL
10/09/2018

Egjiptianët kanë vrarë 11 militantë të dyshuar në një shkëmbim zjarri në qytetin Sinai të Al-Arish, bën të ditur agjencia zyrtare e lajmeve, MENA.

Përleshja ndodhi pasi forcat e sigurisë u përpoqën të kapnin një grup militantësh në një stacion benzine të braktisur, të cilët planifikonin “operacione terroriste”.

Policia egjiptiane sipas raportimeve arriti të kap armë dhe fishekë gjatë përplasjes.

Forcat egjiptiane, të mbështetura nga policia, që nga shkurti kanë kryer një operacion të madh kundër militantëve islamikë.

Egjipti po lufton një kryengritje të udhëhequr nga Shteti Islamik, kjo pasi ushtria egjiptiane përmbysi Presidentin Mohamed Mursi të Vëllazërisë Myslimane në mesin e vitit 2013, transmeton Klan Kosova.