10:57, 18 Tetor 2019

Ja për çfarë ndihmojnë mollët e pjekura:

Nëse konsumoni rregullisht mollë të pjekura është një mënyrë e mirë për të rënë nga pesha.

Kjo sepse molla është një frut pak kalorik, i cili favorizon edhe reduktimin e mbajtjes se lengjeve në trup si dhe përmirëson mirëqenien fiziologjike të florës së zorreve, njofton Klan Kosova.

Mollët e pjekura janë një mënyrë e mirë për të mbajtur nën kontroll përqëndrimin e kolesterolit dhe gliceminë, efekt i garantuar mbi të gjitha nga prezenca e lartë e pektinës.

Gjithashtu, mollët e pjekura e mbajnë në shëndet të mirë florën bakteriale intestinale (të zorrëve).

Duke nxitur një aktivitet të shëndetshëm intestinal siç shkruan femramoderne.al, mollët e pjekura ulin mundësitë për kapsllëk dhe ju ndihmon nëse ju vuani prej këtij shqetësimi.

Ndër përfitimet e tjera të mollës se pjekur është aftësia e saj për të luftuar aciditetin e stomakut.

Pjekja e bënë këtë frut më të tretshëm, në krahasim me variantin e gjallë. Prandaj është e këshillueshme për bebet dhe fëmijët.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë