Edoni: Sygjeroj që popullit t’i rikujtohen ngjarjet dhe ndodhitë në Big Brother Vip Kosova (VIDEO) NULL NULL 20.03.2023 21:43 20.03.2023 21:43 Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edon Shileku, ka folur eksperiencën e tij dhe të banorëve të tjerë në shtëpinë më të madhe në vend. Ai, në Post Big Brother Vip Kosova, ka thënë qytetarëve duhet t’iu rikujtohen të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në BBVK. “Kisha dashtë vetëm një fjalë të shtojë, dëshiroj se që popullit tonë t’ia rikujtojmë të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në Big Brother Vip Kosova, edhe daljet e njëpasnjëshme”. “Në mënyrë që ne të zhvillohemi dhe të emancipohemi si popull sepse Big Brother është pasqyrim i shoqërisë sonë”, ka thënë Shileku.