Edon Zhegrova nënshkruan kontratë pesëvjeçare me Lillen

Edon Zhegrova nënshkruan kontratë pesëvjeçare me Lillen

NULL NULL
2 weeks më parë

Lojtari kosovar Edon Zhegrova ka nënshkruar sot kontratë pesëvjeçare me klubin francez, Lille.

Siç është paralajmëruar këtë të enjte, i supozuar si zëvendësuesi i mundshëm i Jonathan Ikoné, anësori kosovar i FC Basel, Edon Zhegrova, do të nënshkruajë për LOSC në orët e ardhshme.

I pranishëm në Paris, mbrëmjen e djeshme, 22-vjeçari ka kryer ekzaminimin mjekësor në kryeqytet.

Klubi verior do të paguajë 7 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit, transmeton Klankosova.tv.

Zhegrova shënoi katër gola ​​dhe gjashtë asistime me FC Basel këtë sezon.