Edon Zhegrova nën urdhrat e Jose Mourinhos? NULL NULL 06.07.2025 15:40 06.07.2025 15:40 Sipas raportimeve në Turqi, Fenerbahçe ka filluar përgatitjet për përforcimin e lojtarëve dhe në agjendën e tyre është edhe ylli kosovar, Edon Zhegrova. Fenerbahçe, e cila ka shtuar kontaktet për transferimin e sulmuesit të krahut të djathtë, ka edhe lojtarë të tjerë në listën e tyre. Bëhet e ditur se Lille kërkon një tarifë prej rreth 25 milionë eurosh për Zhegrovën, derisa oferta e parë e ekipit të verdhë pritet të jetë rreth 20 milionë euro. Është pohuar se Edon Zhegrova mezi pret të vijë te Fenerbahçe. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 9 orë më parë