Lajmet e fundit

Djali i veprimtarit, Ismet Smajli, Edmond Smajli është nderuar me “Air and Space Commendation Medal”, një dekoratë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shërbim meritor gjatë periudhës 25 mars 2025 – 1 shtator 2026.
Sipas certifikatës së publikuar nga Forcat Ajrore amerikane, Smajli ka shërbyer si shef i sigurisë dhe pilot instruktor në avionët T-38C, në Skuadronin e 87-të të Trajnimit Fluturues, në Bazën Ajrore Laughlin, në Teksas, raporton klankosova.tv.
Gjatë kësaj periudhe, ai ka komanduar 613 fluturime, me gjithsej 692.7 orë fluturimi, duke kontribuar në përgatitjen vjetore të 102 pilotëve të gatshëm për misione luftarake.