Edmond Hajrizi: Duhet të ketë masa parandaluese të mos ndodhin gabime në mësimdhënie NULL NULL 05.12.2019 22:21 05.12.2019 22:21 Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka folur rreth rezultateve të dala së fundi nga testi PISA në të cilin nxënësit kosovarë u ranguan thuajse të fundit në listë. Hajrizi ka vlerësuar se ky problem ka të bëjë me sistemin arsimor në Kosovë, por ndonëse kërkohet cilësi nuk po punohet në atë drejtim, njofton Klan Kosova. ”Është evidente që ka potencial për përmirësim, kultura e leximit dhe të tjera do të ishin impulte të mira për këtë lëmi. Nuk është vetëm, kultura e leximit dhe të tjera do të ishin impulte të mira për këtë lëmi. Nuk është vetëm çështja e vetëm një segmenti por më shumë kemi të bëjmë me sistemin”. ”Ka pasur zhvillime në komponentin e sistemit. Ne nuk e kemi si mision, si vizion të vijmë tek objektivat që të vijmë tek standardi dhe kaq. Kanë konsensus për palë të tjera të interesit dhe kur konsensusi nuk ekziston nuk është fryma për nivel të njëjtë”. ”Si ka mundësi që Kosova ka zënë vendet e para në botë në matematikë por këtu ka vendet e fundit?”. ”Nuk ka në Kosovë fare cilësi. Shkolla kanë koordinator të cilësisë, por ai definicionin e cilësisë nuk e merr vesh. Nuk ka indikator të matjes dhe performancës në sistemin arsimor të Kosovës. Nuk mund të marrësh vendime. Menaxhimi i cilësisë fillon me politika të qarta të cilësisë. Me një strategji të qartë, që nuk ekziston”. ”Nuk është e ekzistuar sipas parimeve të menaxhimit të cilësisë. Nuk mund të thuash që kemi tri objektiva me i ngritë. Nuk ki vazhdim të ngritjes së cilësisë së stafit”. Hajrizi në Zonën e Debatit përmendi edhe nevojën urgjente për të parandaluar gabimet që mund të bëjnë mësimdhënësit, njofton Klan Kosova. ”Duhet të ketë masa parandaluese që të mos ndodhë gabime në mësimdhënie. Konkluzioni është disiplina. Nuk është rezultat veç i mësimdhënësit, apo i prindit të tij. Kjo procedurë duhet të shkojë. Nuk mundet mësimdhënësi të punojë pa matje të performancave”. ”Kjo duhet të implementohet. Ne jemi në këto faza. Nuk ka rezultate të mira, ti mund t’i trajtosh mësimdhënësit por s’ka libra. Duhet të gjitha të shkojnë të njëjtën kohë. Jo dikush të ketë përfitime personale”. ”Ne nuk e kemi ndjenjën që po themi se kemi edukim cilësor. Ne kemi dashni për edukimin por nuk e implementojmë cilësinë e arsimit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 14 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë