10:59, 13 Qershor 2019

Ish Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se çlirimi i vendit nuk do të mund të bëhej pa luftën e shqiptarëve dhe përkrahjen e SHBA-së dhe Perëndimit, me ndihmën e të cilëve ka ardhur liria dhe pavarësia.

Një ditë pas shënimit të 12 qershorit – Ditës së Çlirimit, Tahiri në profilin e saj në Twitter ka shpërndarë një fotografi të përbashkët me ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, transmeton Klan Kosova.

“Ndërhyrja e NATO-s i dha fund gjenocidit të Serbisë kundër shqiptarëve më 1999. Duke qenë drejtuese në rrugën për pavarësi, festoja me krenari”, ka shkruar ajo.

Edita Tahiri tani është kryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës, parti të cilën e drejton nga viti 2004. Deri në këtë periudhë ajo ka qenë pjesë e LDK-së, ku dhe një kohë ka drejtuar Forumin e Gruas.

Ajo ka qenë pjesë e Konferencës së Rambujesë dhe pjesë e shumë proceseve të tjera, duke drejtuar për një periudhë edhe negociatat me Serbinë, si ministre për Dialog.

Konkurs Pune

Lexo më shumë