Edita Tahiri: Josep Borrell s’u tregua i drejtë, pala e Kosovës ishte pro marrëveshjes të vitit 2011 për targat - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edita Tahiri: Josep Borrell s’u tregua i drejtë, pala e Kosovës ishte pro marrëveshjes të vitit 2011 për targat

NULL NULL
18/08/2022

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar Shefin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, se pas takimit Kurti – Vuçiq, ai bëri një deklaratë të padrejtë.

Sipas Tahirit, Borrell është dashur të thotë se pala kosovare ishte për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011 për lëvizjen e lirë në lidhje me targat.

“Ndërsa pala e Serbisë kundërshtoi zbatimin e plote të kësaj marrëveshjeje. Nga praktika për mbarëvajtjen e dialogut kërkohet nga ndërmjetësi të jetë i drejtë dhe i paanshëm”, ka shkruar Tahiri, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se pas takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, deklaroi se palët nuk kishin rënë dakord për një marrëveshje.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në agjendë ishin dy tema, ajo për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes dhe situata aktuale politike e ajo e sigurisë.