Edita Doli: “Radar është rritë sepse unë kam vepru sipas ndjenjës tem, jo pse njerëzit e dojnë këtë version” (VIDEO) NULL NULL 29.03.2025 14:17 29.03.2025 14:17 Në “Weekend” në Klan Kosova, Edita Doli ka dhënë detaje nga emisioni i saj humanitar“Radar”. Sipas saj ajo që ka bërë që emisioni i saj të jetë kaq i shikuar është veprimi sipas ndjenjes së saj. “Unë jam rritë në një familje shumë të madhe me shumë njerëz dhe me shumë mysafir. Edhe jam rritë në frymën e familjarëve të mi që kanë qenë dorë e zgjatur për shumë njerëz. Ne jo rasisht rritemi këta që jemi. Radar është rritë sepse unë kam vepru sipas ndjenjës teme, jo pse njerëzit e dojnë këtë version e duhet me bo”. “Nuk e kam besu kurrë që Radar ka me qenë humanitar, po dëgjuesit e kanë kthy kah humanizmi”, tha tutje ajo, transmeton Klankosova.tv Doli ndër të tjerash potencoi se radioja ka ecur me kohën dhe sot radio shpëton jetë, nuk ka mbet më radioja e kohës së përshëndetjeve. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.