Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edi Rama: Ftesat nga Haga janë sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë

NULL NULL
20.07.2019 14:08

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me ftesat që Gjykata Speciale i ka bërë drejt ish-luftëtareve të UÇK-së.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Twitter, njofton Klan Kosova.

Si pasojë e një ftesë të tillë dje ka dhënë dorëheqje edhe Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit të vendit.

LAJMI I FUNDIT: Haradinaj jep dorëheqje, shkak ftesa e Gjykatës Speciale

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.