Edi Rama bën thirrje në OKB: Njohja e Kosovës ndihmon Ballkanin NULL NULL 02/10/2015 02/10/2015 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur përpara të pranishmëve në Asamblenë e Përgjitshme të OKB-së, duke bërë thirrje për njohjen e Republikës së Kosovës nga vendet anëtare të kësaj organizate, transmeton Klan Kosova. Rama ka deklaruar se njohja e Kosovës ndihmon në forcimin e bashkëpunimit në Ballkan dhe është gjithashtu në të mirë të Serbisë. “Duke njohur Kosovën jepni një kontribut të qartë për të forcuar bashkëpunimin në rajon. Një njohje e plotë e Kosovës nga të gjitha kombet e kësaj Asambleje do të jetë e mirë edhe për Serbinë. Që nga Samiti i Vjenës, rajoni ynë është duke u zhvilluar në mënyrë të suksesshme së bashku”, ka thënë Rama. Kryeministri shqiptar ka folur edhe për rëndësinë e harmonisë fetare në të gjithë botën, duke dhënë si shembull bashkëpunimin dhe harmoninë që ekziston mes besimeve fetare në Shqipëri. Pas përfundimit të fjalimit, kryeministri Rama ka shkruar në Twitter: “U krye dhe detyra e lartë për t’i dhënë zë atdheut në Kombet e Bashkuara. Mirënjohës gjithkujt që ma ka dhënë besimin”.
Kosova Sofra e Drenicës me bashkatdhetarë, Nura: Të bashkuar si në kohërat e vështira (FOTO) 7 minuta më parë
Kosova ‘’Lërini fëmijët të qetë!’’ – avokati del me sqarim juridik rreth Udhëzimit Administrativ mbi bartjen e mbulesës 15 minuta më parë
Ndërkombëtar 20 yje fëmijë, pamja e të cilëve si të rritur na mahniti plotësisht (FOTO) 27 minuta më parë