13:20, 29 Qershor 2020

Siç ishte paralajmëruar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para pak minutash ka arritur në Kosovë.

Rama është takuar me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

I shoqëruar në këtë takim, Rama është me ministrin në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Gent Cakaj.

Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për Kosovën pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa të tjerëve për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

 

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë