Edi Rama intervistë ekskluzive për Klan Kosova, tregon se është i kënaqur me kombëtaren NULL NULL 16.06.2024 15:17 16.06.2024 15:17 Drejtori i futbollit në Artmotion Arlind Sadiku, e ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku u diskutua rreth ndeshjes së mbrëmshme që kombëtarja shqiptare e zhvilloi me Italinëm në “EURO 2024”. Rama në intervistën për Klan Kosova, e cila do të transmetohet në orën 23:10, ka deklaruar mes tjerash se është i kënaqur me lojën e kombëtares shqiptare, por që nuk dëshiron të hyjë në analizat në aspektin e trajnerit. Ai gjithashtu ka theksuar se “nuk do ta bëjë trajnerin si miliona shqiptarë”. Intervista e plotë e gazetarit Arlind Sadiku me kryeministrin shqiptar Edi Rama, e cila është e fokusuar në fushën e sportit do të transmetohet në Klan Kosova sonte. Ndiqeni me fillim nga ora 23:10. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.