Edhe Trudeau, Meloni dhe Johson në Kiev, mbështesin Ukrainën NULL NULL 24.02.2024 12:42 24.02.2024 12:42 Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe kryeministri Alexander De Croo flasin gjatë një takimi të përbashkët në Kiev, Ukrainë, më 24 shkurt. Fotografia: AP Edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, dhe ish-kryeministri britatik Boris Johnson, arritën në Kiev, me rastin e dyvjetorit të fillimit të luftës Rusi-Ukrainë. Trudeau përmes një postimi në X (ish-Twitter), tha se mbështetja e Kanadasë për popullin ukrainas mbetet “e palëkundur”. “Për të riafirmuar këtë mbështetje, unë jam në Kiev me CAFreeland [Zëvendëskryeministrja kanadeze dhe ministrja e financave Chrystia Freeland] dhe BillBlair [Ministri kanadez i Mbrojtjes Kombëtare Bill Blair].” Ish-kryeministri britanik Boris Johnson, tha se s’ka dyshim që Ukraina do ta fitojë luftën, raporton Klankosova.tv. “Në këtë dyvjetor të zymtë të pushtimit të Putinit, jam i nderuar që jam këtu në Ukrainë. Me guximin e tyre të paepur, nuk kam asnjë dyshim se ukrainasit do të fitojnë dhe do të dëbojnë forcat e Putinit – me kusht që t’u japim ndihmën ushtarake, politike dhe ekonomike që u nevojitet”, shkroi Johnson në X. Veç tyre, për t’i qëndruar në krah Ukrainës, në Kiev shkoi edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht. Derisa vendi të çlirohet përfundimisht”, shkroi ajo në X, mëngjesin e sotshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mujë Krasniqi me shokë dhanë jetën duke mbrojtur dinjitetin e kombit 17 minuta më parë
Kosova Nxënësi raporton krimin derisa Ambasda e ShBA-së po e mbante aktivitetin kundër dhunës në baza gjinore 26 minuta më parë