Edhe tre të shëruar nga koronavirusi në Malishevë NULL NULL 16.04.2020 22:08 16.04.2020 22:08 Edhe tre persona të prekur me koronavirus nga Komuna e Malishevës, janë shëruar plotësisht. “Këtë e kanë konfirmuar vet pacientët dhe familjarët e tyre, në komunikimin me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë. Numri i të shëruarave nga Malisheva, po shkon drejt rritjes së vazhdueshme dhe me rastet e sotme, arrin në 21 persona të shëruar, dhe në ditët në vijim ky numër pritet të rritet në vazhdimësi “- njofton Komuna e Malishevës përcjell Klan Kosova. Rritja e numrit të të shëruarve na bën të gjithëve të jemi edhe më të kujdesshëm dhe ti zbatojmë të gjitha udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për kujdes të shtuar për mos përhapjen e këtij virusi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.