Edhe sot mot me shi në Kosovë

Edhe sot mot me shi në Kosovë

2 muaj më parë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IMHK-së reshjet parashihen të jenë me intensitet më të zvogëluara në krahasim me ditët e fundit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”.