16:11, 6 Prill 2020

Epidemiologu Predrag Kon tha se në 24 orët e fundit, shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi në Serbi duke çuar numrin e viktimave në 58.

Sipas tij, me 292 raste të reja numri i të prekurve nga ky virus shkon në gjithsej 2200, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Kon  bëri me dije në një konferencë për shtyp se 1,192 njerëz ishin testuar që nga raporti i fundit, 292 prej të cilëve dolën pozitivë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë