Edhe Romano konfirmon se Ronaldo ka kërkuar largimin nga United - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe Romano konfirmon se Ronaldo ka kërkuar largimin nga United

NULL NULL
02/07/2022

Cristiano Ronaldo i ka treguar Manchester Unitedit që dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.

Kjo është konfirmuar edhe nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, i cili ka thënë se Ronaldo tashmë ka kërkuar largimin dhe agjenti i tij, Jorge Mendes është duke kërkuar një klub të ri për të.

Ai është duke eksploruar disa mundësi që disa javë dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve Ronaldo ka kërkuar që të largohet nga United, por me kusht që drejt klubit të dërgohet një ofertë e kënaqshme, raporton The Times, transmeton Klankosova.tv.