22:00, 11 Korrik 2019

Irina Shayk vazhdon të besojë në dashuri, pavarësisht që është ndarë nga Bradley Cooper.

“Të gjithë e shohin martesën në mënyrën e tyre. A besoj në martesë? Po, patjetër. Unë nuk jam person i tillë që jam kundër martesës”, ka thënë ajo për revistën Bazaar.

Ndonëse Shayk nuk ka dashur që në këtë intervistë të komentojë për ndarjen nga Cooper, ajo ka folur për jetën si nënë e vajzës së tyre Lea de Seine që e mban emrin e gjyshes së saj.

Duke folur për mëmësinë, supermodelja 33 vjeçare ka insistuar se ajo kurrë nuk do të pajtohet me ‘uniformën’ stereotipike të nënës.

“Ti duhet të jesh vetvetja me fëmijët tuaj, përndryshe je duke jetuar në një gënjeshtër. Më thoni një arsye se pse vetëm pse je nënë duhet ta veshësh një fustan më të gjatë. Jo. Unë nuk besoj në këtë, me të vërtetë nuk besoj”.

Ajo ka thënë gjithashtu se ta balancojë jetën e saj si nënë dhe karrierën e suksesshme si modele për të nuk ka qenë shumë e vështirë.

“Nuk është një sfidë e madhe. Unë besoj se nëse do vërtetë diçka, atëherë ti vendos prioritetet tua. Mëmësia është diçka e re që shtohet në jetën tënde”.

Ajo e ka shpjeguar më tej këtë qëndrim të saj me një thënie nga vendi prej nga vjen – Rusia.

“Gratë janë ato që mund t’ia dalin me gjithçka. Gratë mund të rrisin fëmijë, mund të punojnë  dhe kur të kthehen në shtëpi ato mund të gatuajnë dhe fshijnë, madje edhe t’i bëjnë punët e vështira, gjithashtu”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë