Edhe një shqiptar vdes nga koronavirusi në SHBA NULL NULL 09.04.2020 10:32 09.04.2020 10:32 Një shqiptar e ka humbur jetën nga koronavirus në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për Jani Depon, një 86-vjeçar i cili që 20 vjet jetonte në SHBA. Ai ishte shtrirë në spital prej 12 ditësh i cili nuk mundi ta përballojë sëmundjen. 86-vjeçari kishte edhe probleme të tjera shëndetësore si në zemër e mushkëri, të cilat ia rënduan gjendjen. Në këto kohë virusi, kur njerëzit janë të ngujuar, nuk do t’i jepet lamtumira e fundit, njofton Illyria Press përcjell Klan Kosova. Ditë më parë u raportua edhe për një viktimë nga komuniteti shqiptar atje. Bëhet fjalë për një sportist të ri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.