Edhe një rekord në Evropian, çeku merr kartonin e kuq më të shpejtë NULL NULL 26.06.2024 21:43 26.06.2024 21:43 Antonin Barak është skuqur në ndeshjen e Republikës Çeke kundër Turqisë në EURO 2024. Ai u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 20 minutash lojë, duke u bërë lojtari që përjashtohet më së shpejti në histori të kësaj gare. Madje ai këtë karton e mori pas dy të verdhëve, pasi që të parin e kishte pranuar nëntë minuta më parë. Baraku ia theu rekordin e zi Eric Abidalit të Francës i cili në EURO 2008 qe skuqur në minutën e 24-të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.