Edhe një malazez i dyshuar për sulmet në Paris NULL NULL 15/11/2015 15/11/2015 Në një kthesë të çuditshme, një burrë i arrestuar në Gjermani dy javë më parë me eksploziv dhe kallashnikovë në makinën e tij i ka thënë policisë se ai ishte nisur në Paris “për të parë Kullën Eiffel”, – por nuk pranoi për të diskutuar sulmet terroriste të së premtes. Burri 51-vjeçar, nga Mali i Zi, u arrestua gjatë një ndalese rutinë në një autostradë në Bavari. Por policia tani janë duke u përpjekur për të përcaktuar nëse është i lidhur me sulmet makabre në Paris sipas Agence France-Press (AFP), transmeton Klan Kosova. Një zëdhënës i policisë në Bavari jugore ka thënë se duan të flasin me të rreth sulmeve të Parisit por ai nuk dëshiron të flasë për këtë çështje në asnjë mënyrë. AFP raporton se në një adresë në Paris u gjet një shënim i shkruar në makinë së bashku me tetë pushkë, tre pistoleta dhe eksplozivë, sipas një deklarate të policisë. I dyshuari tha se “donte të shihte Kullën Eiffel në Paris, pastaj do të kthehej në shtëpi” dhe nuk kishte “asnjë njohuri për prani të armëve dhe eksplozivëve” në automjetin e tij.
Kosova Grenell: Kosova do liberalizohej nga vizat nëse Trumpi dhe Thaçi do ishin ende në pushtet 10 minuta më parë
Kosova Edita Tahiri: Josep Borrell s’u tregua i drejtë, pala e Kosovës ishte pro marrëveshjes të vitit 2011 për targat 12 minuta më parë
Kosova Në Serbi thuhet se Vuçiq po rri sonte në Bruksel, tenton të kapë edhe një mundësi takimi me Kurtin (VIDEO) 21 minuta më parë