Edhe një ish-luftëtar i UÇK-së ftohet Specialja NULL NULL 24.01.2020 20:58 24.01.2020 20:58 Hajrush Kurtaj, ish-luftëtari i UÇK-së nga Kaçaniku ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook ku tha se është krenar për të luftën e tij në mbrojtje të atdheut, njofton Klan Kosova. “Gjithë jetën kam qenë i angazhuar për të mirën e Kosovës dhe këtë e kam bërë tërësisht në baza vullnetare dhe me përkushtimin më të lartë. Epoka e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, është pjesa më krenare e jetës sime”. Ai do të intervistohet në Hagë më 10 shkurt të këtij viti. “Gjenerata ime, si shumë gjenerata të tjera, ka përjetuar shtypjen e rëndë të kombit tonë. Ne nuk jemi pajtuar me atë gjendje, dhe unë jam krenarë që i jam përgjigjur thirrjes së atdheut tim për lirinë e kombit. Të gjitha angazhimet e mia i kam realizuar me nder dhe përgjegjësi të plotë, e me krenari të jashtëzakonshme”. Ai u shpreh i bindur se edhe kjo gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 2 minuta më parë
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 2 orë më parë