Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe një foshnjë në mesin e 719 pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitale

NULL NULL
16.09.2021 10:40

67 pacientë më pak të hospitalizuar, krahasuar me të mërkurën, janë duke u trajtuar në klinikat e COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithme. Të enjten ShSKUK njoftoi se 719 të infektuar me koronavirus po trajtohen në spitale, përfshirë edhe një foshnje në Klinikën e Neonatologjisë, njofton Klankosova.tv.

“603 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 47 në trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore. Klinika Infektive, 87 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 51 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 43 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje. ” shkruan Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në një postim në Facebook.

Tutje bëhet e ditur se në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar më së shumti pacientë e COVID-19,128, i pasuar nga ai i Prizrenit me 87 të infektuar, në spitalin e Gjakovës dhe Gjilanit po trajtohen nga 58 pacientë, 52 të infektuar me koronavirus janë në Spitalin e Ferizajt, 35 në atë të Mitrovicës dhe 11 në Spitalin e Vushtrrisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.