Edhe një aksion i policisë në veri, serbit në Jarinje i kapen 4 mijë fishekë NULL NULL 09.06.2022 13:47 09.06.2022 13:47 Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje ka konfiskuar 4 mijë fishekë nga një shtetas serb, që më pas është dërguar në mbajtje. I pari i MPB-së tha se serbi qe punëtor i integruar nga strukturat paralele ne Ministrinë e Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe të Infrastrukturës. “Pra, edhe një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë. Përgëzime Policisë së vendit tonë për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë”, është shprehur Sveçla, transmeton Klankosova.tv. Dogana e Kosovës ka dhënë detaje për llojin e plumbave ku tha se 1 mijë e 950 prej tyre ishin AUTO FMT 71gr/4.6gr ndërsa 2 mijë e 50 copë janë të kalibrit 9mm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë