Edhe Nicole Scherzinger vuan për dashuri - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe Nicole Scherzinger vuan për dashuri

NULL NULL
27/05/2015

Duhet të jetë e vështirë të jesh Nicole Scherzinger.

Sidomos kur ke një ish të dashur siç është Lewis Hamilton, i pashëm, i pasur, i shpejtë dhe i suksesshëm dhe fatkeqësisht i rrethuar nga modele të bukura.

Këngëtarja 36 vjeçare, e cila është ndarë nga Lewis Hamilton në shkurt të këtij viti, pas një lidhje 7 vjeçare, e ka pranuar se po kalon në një periudhë transitore në jetën e saj, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Por ajo po mundohet ta tejkalojë dhimbjen e ndarjes duke u fokusuar tek vetja. Nicole është ende optimiste për një ribashkim të mundshëm.

Sipas saj nëse kjo është e shkruar ata do të kthehen bashkë.

“Është e vështirë”, ka thënë Nicole. “Nganjëherë njerëzit rrinë në një lidhje për shkak se ndihen të vetëkënaqur, sepse dihen rehat dhe sepse nuk duan të jenë vetëm”.

“Ajo që mua më ka ndihmuar ta tejkaloj dhimbjen e ndarjes, është se jam një person spirituoz dhe besoj se kam një qëllim të mirë në jetë”, ka thënë këngëtarja.

Përderisa Nicole nuk është shfaqur shumë në publik që nga ndarja, kampioni i Formula 1, është parë në shoqëri të modeleve me famë botërore.

Lewis   Nicole and Lewis