Edhe në Pejë nuk ka maska e distancë sociale në tubimet e Mozzik

Edhe në Pejë nuk ka maska e distancë sociale në tubimet e Mozzik

2 muaj më parë

Ka vazhduar turneu i këngëtarit Mozzik.

Ai pas Mitovicës vizitoi edhe qytetin e Pejës.

Mozzik është pritur nga qindra fëmijë.

Reperi me emrin Gramos Aliu, sot është duke promovuar albumin e tij të ri.

Në fotografitë e postuara shihet që maskat dhe distanca sociale nuk janë respektuar nga qytetarët, ndërsa policia është siguruar vetëm për mbajtjen e situatës nën kontroll por jo edhe për respektimin e masave të dhëna nga qeveria dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.