Edhe në Drenas do të ketë balotazh mes Lladrovcit e Ajazit NULL NULL 18.10.2021 00:18 18.10.2021 00:18 Qytetarët e Drenasit përsëri do t’i drejtohen kutive të votimit, kjo pasi që do të ketë balotazh në zgjedhjet lokale mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Driton Ajazit me Demokratët për Drenasin. Deri më tani, në këtë komunë janë numëruar afro 98 përqind e votave, ndërsa në garë po prin Ramiz Lladrovci në një diferencë mbi 15 përqind, apo 9 mijë e 931 vota apo 45,79 përqind. I dyti në garë është Driton Ajazi, i cili ka 30,72 përqind, apo 6 mijë e 663 vota deri më tani, rezultat ky që ia garanton garën e balotazhit. I treti në garë është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje me 3 mijë e 652 vota, apo 16,84 përqind. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 39 minuta më parë