Edhe makinë edhe motor NULL NULL 18.05.2015 20:53 18.05.2015 20:53 Makinë apo motor? Ky mjet transporti i quajtur C-1, krijuar nga “Lit Motors”, është rezultat i kombinimit të makinës dhe motorit. C-1 funksionon me bateri, arrin shpejtësi deri në 160 km në orë dhe peshon mbi 350 kg. Ky mjet transportues ka gjerësi prej 1 metër, lartësia nuk kalon 1.4 metra, ndërsa gjatësia është 2.8 metra. Ndërkohë, me një karikim të vetëm të baterisë, që ka mbi 10 kWh, mund të udhëtoni deri në 300 kilometra. “Brenda një periudhe dy-vjeçare, çdokush që dëshiron, mund ta ketë një C-1. Për ndryshim nga motori, është i mbuluar dhe gjatë udhëtimit ka më tepër komoditet, si dhe në momentin kur ndalon, nuk ka nevojë për këmbën e shoferit që ta mbajë atë, pasi arrin të qëndrojë vetë. Kompania prodhuese thotë se ky është mjeti i së ardhmes dhe se shumë shpejt do të bëhet popullor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.