Edhe Laura Fazliu, e argjendtë në Gjeorgji - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe Laura Fazliu, e argjendtë në Gjeorgji

NULL NULL
25.03.2023 15:08

Xhudistja kosovare Laura Fazliu e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit.

Fazliu u mposht në finale nga britanikja Lucy Renshall, në kategorinë deri në 63 kilogramë, transmeton Klankosova.tv.

Në gjysmëfinale, Laura e mposhti me IPPON për 25 sekonda australianen Katharina Haecker.

Dje, Kosovës i sollën edhe dy medalje xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova gjithashtu fituan medaljen e argjendtë.