Edhe Konjufca mbështet “Marshin për Drejtësi” NULL NULL 31.03.2023 16:54 31.03.2023 16:54 Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka shpërndarë thirrjen për marshin e së dielës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në mbështetje të këtij marshi ka dalë edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ku përmes një postimi të gjatë përmendi veç ish-deputetin e saj, Rexhep Selimi. “Ne jemi të bindur se ata do ta tejkalojnë me faqe të bardhë edhe këtë sfidë, duke mbrojtur edhe njëherë luftën e drejtë të UÇK-së dhe popullit të saj nga akuzat e padrejta dhe nga fushatat që synojnë përbaltjen e luftës së shqiptarëve të shtypur”, thuhet në postimin e VV-së, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS