Edhe Konjufca e ndan gjysmën e pagës në betejën kundër Covid-19 NULL NULL 17/04/2020 17/04/2020 Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, e ka ndarë ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19. Ai ka thënë se është mirënjohës për të gjithë mërgatën që po dhurojnë para në fondin e menaxhimit të pandemisë, njofton Klan Kosova. “Duke u nisur nga fakti se po jetojmë në kohë pandemie dhe duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Albin Kurti kam vendosur që edhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19”. “Bashkë do t’ia dalim! Të qëndrojmë të fortë në këtë sfidë. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë mërgatën që po dhurojnë para në fondin e menaxhimit të pandemisë”. klankosova.tv
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022