Edhe Kida largohet nga On Records (FOTO) NULL NULL 25.01.2019 16:52 25.01.2019 16:52 Këngëtarja simpatike dhe e dashur për publikun, Kida, nuk është më pjesë e shtëpisë diskografike On Records. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram, ku ka falënderuar gjithë stafin me të cilët ka punuar deri më sot, duke bërë me dije se do të vazhdojë që publikut t’i sjellë projekte të reja në vazhdim. “Te dashur fansa, miq dhe kolege, njerez pa vleresimin e te cileve nuk do te isha ketu ku jam sot! Dua te ju lajmroj qe nga sot kemi perfunduar kontraten me kompanine ONRECORDS. Publikisht dua te falënderoj te gjithe stafin e punes per punen e palodhshme deri me sot, qe kane qene pjese e udhetimit tim dhe kemi bere se bashku nje pune te madhe e te palodhshme me shume dashuri. Une do te vazhdoj te sjelle projekte te reja ne vazhdim! Faleminderit shume ♥”, ka shkruar Kida tek përshkrimi i fotografisë së postuar, ku shihet së bashku me anëtarët e labelit, pjesë e të cilit ishte deri më sot, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka hatërmbetje mes tyre. Po ashtu, këtë lajm e ka konfirmuar edhe tashmë ish-menaxheri i saj, i cili po ashtu më anë të Instagramit ka bërë të ditur për largimin e saj, duke i uruar shëndet dhe suksese në karrierën e mëtejme. Ky është postimi i tij i plotë: View this post on Instagram Publik i dashur deshirojm te ju njoftojm qe nga sot perfundon kontrata mes artistes tone KIDA me kompanin ONRECORDS, ishin plot vite pune dashuri dhe energji pozitive mes nesh. Ne Kides i urojm se pari shendet dhe suksese ne karrieren e mëtutjeshme, qe nga sot ju lutemi kush deshiron te bashkpunoj me Kiden per koncerte apo cfardo biznesi kontaktoni direkt ne instagram Kiden ju faleminderit me respekt OnRecords Team. @kida @zzapnchriss ( koncertet e rezervuara nga On Records do mbahen te gjitha ) A post shared by Met Elshani (@mettelshani) on Jan 25, 2019 at 6:40am PST *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive Leonora Jakupi e pret me lule Ganimete Musliun: Mirë se erdhe motrushja ime (FOTO) 11 orë më parë
Prive Jonida Vokshi publikon fotografi me burrin e saj: Kërkoj ndjesë për pamjet intime 12 orë më parë