Edhe historianët e Deçanit mbështesin protestën e AAK-së NULL NULL 02/03/2017 02/03/2017 Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka ftuar të gjithë strukturat e saja, anëtarësinë dhe mbështetësit e saj që të përkrahin sa ma masovikisht protestën e organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në përkrahje të ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë. Në komunikatën e dërguar nga historianët e Deçanit thuhet se ky është proces i montuar kundër Ramush Haradinaj. “E përsërisim edhe një herë qëndrimin tonë se Kosova duhet të ndërprerjen e marrëdhëniet diplomatike me Francën deri në lirimin e plotë të Ramush Haradinajt”, përfundo komunikata, transmeton Klan Kosova. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas vendimit për Ramush Haradinaj ka thirrur protestë gjithëpopullore që është caktuar ditën e shtunë në ora 13:00 në Sheshin “Skenderbeu”.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022