Lajmet e fundit

Vala e marshimeve dhe tubimeve në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vazhduar fuqishëm edhe në mërgatë.
Së fundmi, bashkatdhetarët tanë janë mbledhur në qytetin Heilbronn të Gjermanisë, duke u ngritur në këmbë në përkrahje të çlirimtarëve.
Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, shihet një numër i madh qytetarësh të mbledhur, të cilët me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së po kërkojnë drejtësi dhe liri për ish-krerët e luftës çlirimtare.
Kjo protestë vjen në vazhdën e organizimeve të shumta që po mbahen ditëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës dhe në qendra të mëdha evropiane, ku mërgata po shpreh zëshëm solidaritetin dhe mbështetjen e pakursyer për çlirimtarët.