”Edhe fëmijët e dinë ku ka qenë kufiri” NULL NULL 26/02/2017 26/02/2017 Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj një ditë më parë i kishte bërë një vizitë kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Këtë e dëshmojnë disa fotografi të tij të publikuara në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, teksa gjendej nën shoqërinë e disa fëmijëve, njofton Klan Kosova. Por duke shprehur edhe njëherë mendimin e tij dhe të AAK-së se janë kundër Demarkacionit me Malin e Zi, Haradinaj pamjet e tilla i ka shoqëruar dhe me një mesazh. ”Edhe fëmijët e dinë ku ka qenë kufiri” është shprehur Deputeti Haradinaj duke lë të nënkuptohet për qëndrimin e tij se kufiri i Kosovës gjendet deri në Çakorr e Kullë, njofton Klan Kosova.
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022