Edhe Elita Rudi bëhet pjesë e Klan Kosovës (FOTO) NULL NULL 29.11.2021 19:51 29.11.2021 19:51 Prezantuesja e njohur televizive, Elita Rudi, i është bashkuar ekipit të Klan Kosovës. Këtë ajo e bëri të ditur me anë të një postimi në Instagram, ku shihet duke e finalizuar marrëveshjen me drejtorin gjeneral të Klanit, Adriatik Kelmendi. “Pas një pauze të gjatë po kthehem në botën e televizionit. Kam punuar gjatë për rikthimin tim në ekran, e tani ka ardhur koha t’ju njoftoj se në fillim të vitit 2022, do të shihemi bashkë përmes ekranit televiziv, për të cilin më ka marrë shumë malli. Detajet e projektit tim të ri do t’i zbulojmë bashkë hap pas hapi, e sot dua t’ju njoftoj se rikthimin tim do ta bëj në televizionin @klankosovaofficial . Kaq për momentin dhe faleminderit që keni pritur për këtë moment bashkë me mua💞. Stay tuned”, shkroi Elita. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.