Edhe Dani si Labi, nuk beson në koronavirus (VIDEO) NULL NULL 04.08.2020 22:27 04.08.2020 22:27 Edhe Ramadan Krasniqi i takon grupit të skeptikëve që nuk i besojnë ekzistencës së koronavirusit. Ai në Klan Kosova deklaroi se nuk beson në COVID-19 dhe thotë se numri i vdekjeve përpara ka qenë më i madh nga sëmundjet tjera. “Grip ka pasë çdoherë. Duke i respektuar shumë institucionet shëndetësore, mirëpo vdiq ai, vdiq ky – po thonë se i pat disa sëmundje e në kuadër të tyre edhe COVID-19. Kjo për mua nuk është e akspetueshme aspak. Shpresoj të jem gabim, por e di që s’jam gabim”. “Unë s’besoj për veti. Ndoshta më shajnë 100 mijë. Mund të thonë se ky koka viç, koka lopë, debill, por njerëzit vdesin”. “Shkova me i qit dy stentat ma bënë film, jo është sëmurë prej COVID-19. Unë? Të shtunën u ktheva, të dielën dola më shokë dhe çdo ditë tjetër. Pse more? Më falni! A i keni kryer punët tuaja që me u marrë me atë? Çka është ai COVID?”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024