Edhe Behgjet Pacolli rekomandon filmin turk që po e përmendin të gjithë (VIDEO) NULL NULL 01.04.2020 20:31 01.04.2020 20:31 Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka ofruar rekomandimin e tij për të gjithë adhuruesit e filmit. Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli thotë se në kohën kur po qëndrojmë nëpër shtëpitë tona ia vlen të shikohet filmi turk “Mrekulli në qelinë e 7-të”. Ai thekson se mesazhi i këtij filmi është tejet i bukur – “Asnjëherë mos humb shpresën”. Drama turke “7 Kogustaki Mucize” është shndërruar në senzacion kohëve të fundit. Ky film është prodhim i Netflix dhe është ripërpunim i filmit jashtëzakonisht të popullarizuar të Koresë së Jugut në vitin 2013 me të njëjtin emër, “Miracle in Cell No. 7″. Personazhet kryesore janë një vajzë e vogël, Ova (Nisa Sofiya Aksongur), dhe babai i saj, Memo (Aras Bulut Iynemli), një bari. Përmes këtyre dy perzonazheve shpaloset marrëdhënia e shenjtë midis babait dhe vajzës së tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.