Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe BE-ja konfirmon vizitën e Lajçakut dhe Escobarit në Kosovë

NULL NULL
26.01.2022 16:40

Zyra e Bashkimi Evropian ka konfirmuar vizitën e Miroslav Lajçakut dhe Përfaqësuesit Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarit (ZNS), Gabriel Escobar, në Kosovë.

Nga 31 janari deri më 2 shkurt, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën.

Atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari (ZNS), Gabriel Escobar.

Në Prishtinë, PSBE Lajçak dhe ZNS Escobar do të takohen me lidershipin politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, njofton Klankosova.tv.

Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja.

PSBE Lajcak do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë pikëkalimin e përbashkët në Mutivodë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.