Edhe 65 serbë deri në mesditë i regjistruan veturat në RKS NULL NULL 21.11.2023 15:20 21.11.2023 15:20 Në 2078 ka arritur numri i qytetarëve serbë që kanë regjistruar veturat e tyre në RKS. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi për Klankosova.tv se deri në mesditën e sotme janë shtuar edhe 65 të tjerë. Përndryshe, Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS. Shtyrjes së afatit i ka paraprirë një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej. Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 01/12/2023