Edhe 23 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri NULL NULL 08.04.2020 08:31 08.04.2020 08:31 Ka shkuar në 154 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri. 23 persona sot kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. “Lajm i mirë, 23 të shëruar sot”. Shqipëria ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 gjatë dy javëve të fundit! Sot nga 182 teste të kryera kanë rezultuar pozitiv vetëm gjashtë raste të reja, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 383. Deri tani janë regjistruar 22 viktima. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova dhe Vatikani duhet ta njohin njëri-tjetrin, thotë Konjufca në takim me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë 10 minuta më parë
Kosova Si do t'i përgjigjej Sevdai Radogoshi, një oferte të një skenari serb? (VIDEO) 14 minuta më parë