Edhe 21 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe 21 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

NULL NULL
20/04/2020

Tre viktima dhe 18 raste të reja është bilanci si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit.

Numri më i madh i tyre nga Kumanova, ndërsa në Shkup, Tetovë dhe Shtip janë regjistruar nga dy raste.

Rasti i parë me koronavirus është regjistruar në Pehçevë, ndërsa nga një i infektuar shtesë është regjistruar edhe në Gostivar dhe Veles.

Tre viktima dhe 18 raste të reja është bilanci si pasojë e CoVid-19 në 24 orët e fundit.

Numri më i madh i tyre nga Kumanova, ndërsa në Shkup, Tetovë dhe Shtip janë regjistruar nga dy raste.

Rasti i parë me Korona është regjistruar në Pehçevë, ndërsa nga një i infektuar shtesë është regjistruar edhe në Gostivar dhe Veles.

Bilanci total i të infektuarve si pasojë e kësaj pandemie shkon në 1 mijë e 225, ndërsa numri i vdekjeve në 54.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga virusi janë shëruar 21 pacientë, prej tyre: 16 nga Shkupi, tre nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi.

Bilanci i të shëruarve ka arritur në 200, raporton Alsat-M përcjell Klan Kosova.

Numri më i madh i të infektuarve vazhdon të jetë në Shkup, ndërsa Kumanova prin me numrin e rasteve për kokë banori.

Në këtë qytet është shënuar edhe numri më i madh i viktimave si pasojë e virusit.

Ditëve të fundit numri i të infektuarve është shtuar edhe në Prilep, Veles, Tetovë dhe Strugë.

Rajoni i Strugës numëron edhe numër të madh të viktimave për dallim nga qytetet tjera.

Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet vendi me numrin më të madh të testeve të bëra në rajon, përkatësisht 12 mijë e 133 teste të bëra që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë vikendit, Republika Popullore e Kinës ka dhuruar teste të reja dhe preparate mbrojtëse për stafin mjekësorë.