Edge zëvendëson Internet Explorer - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edge zëvendëson Internet Explorer

NULL NULL
02/05/2015
Internet Explorer shënon fundin në Windows 10; shfletuesi i ri do të quhet Edge

Gjatë konferencës Build të zhvilluar dje, Microsoft zbuloi emrin e shfletuesit të saj të ri, Edge, që do të përdoret tek platforma Windows 10. Shfletuesi është quajtur Spartan deri tani. Emërtimi Edge nuk është surprizë për ne, pasi është i njëjti emër i përdorur për motorin e shfletimit (EdgeHTML) që Microsoft po e përdor për shfletuesin e saj Windows 10.

Microsoft Edge është pasardhësi i Internet Explorer dhe Microsoft do ta përdorë këtë shfletues të ri për sipërmarrësit dhe bizneset. Shfletuesi Edge do të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë sesa Internet Explorer, dhe do të përfshijë veçori të reja, si asistentin Cortana, një modalitet leximi me ndërfaqe të thjeshtuar, që nxjerr në pah vetëm tekstin duke fshehur imazhet.

Ikona e re e shfletuesit është një interpretim modern i logos klasike ngjyrë blu të E-së, që ka qenë pjesë e Windows-it për dekada me radhë. Microsoft Edge do të jetë shfletuesi kryesor tek Windows 10, dhe i vetmi që konsumatorët do të përdorin për të shfletuar uebin në sistemin tjetër operativ të Microsoft-it.

Edge