Eddie Murphy tregon çfarë mendojnë njerëzit për 10 fëmijët e tij NULL NULL 07.12.2019 17:54 07.12.2019 17:54 Eddie Murphy kohëve të fundit ka folur për 10 fëmijët e tij. Gjatë një paraqitje në “The Ellen DeGeneres Show”, komediani 58 vjeçar zbuloi reagimet më të zakonshme që ai merr kur njerëzit mësojnë se ai ka kaq shumë fëmijë, transmeton Klan Kosova. “Burrat më shikojnë mua dhe thonë: ‘ai është i çmendur’, ndërkaq gratë mendojnë se është diçka seksi”, tha Murphy. Murphy dhe e fejuara Paige Butcher mirëpritën fëmijën e 10, dhjetorin e kaluar. Butcher nuk është nëna e vetme e gjithë këtyre fëmijëve. Aktori ka fëmijë edhe nga lidhjet e kaluara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.