Ed Sheeran thotë se vajzën nuk e ka adhuruese pasi qanë nga këngët e tij NULL NULL 29.05.2021 14:54 29.05.2021 14:54 Këngëtari i mirënjohur Ed Sheeran ka pranuar se vajza e tij, tetë muajshe, qanë kur i këndon asaj këngët e tij të reja. Ai tha se Lyra nuk ishte “adhuruesja ime më e madhe”, megjithëse asaj i pëlqen një këngë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv “Asaj i pëlqen shumë Shape Of You, tingulli i marimba është i mirë, por asaj nuk i pëlqen asgjë me zë të lartë “, tha ai. Kantautori dhe gruaja e tij ,Cherry, sollën në jetë fëmijën e tyre të parë në shtator të cilin ata e quajtën Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.