Ed Sheeran nuk i kursen lotët në dokumentarin e ri, flet për gruan dhe vdekjen e shokut të ngushtë (VIDEO) NULL NULL 22.03.2023 09:57 22.03.2023 09:57 Këngëtari anglez, Ed Sheeran është parë të jetë mërzitur shumë, përderisa ishte duke folur për shëndetin e gruas së tij, Cherry Seaborn dhe vdekjen e papritur të mikut të tij më të mirë, Jamal Edwards. Kjo u vu re në një sekuencë të dokumentarit për jetën e tij që është publikuar dje nga “Disney Plus”, ku 32-vjeçi, shihet duke qarë derisa ishte i ulur në ulësen mbrapa në një makinë që ishte në lëvizje e sipër, shkruan PageSix, transmeton Klankosova.tv. Ed tha se gati ishte në fazë depresioni, pasi që gruaja e tij u diagnostikua me një tumor derisa ishte shtatzënë vitin e kaluar. Pos kësaj, ai tha se ndikim në shëndetin e tij psikologjik, pati edhe vdekja e mikut të tij, i cili vdiq në shkurt të vitit 2022 nga ataku në zemër. Rrëfimet e plota të jetës së tij dhe karrierës muzikore, Ed Sheeran i ka paraqitur në dokumentarin e quajtur “The Sum Of It All”, i cili do të transmetohet më 3 maj. Dje është publikuar vetëm traileri i tij. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.