Ed Sheeran humbi funeralin e gjyshes së tij për shkak të gjyqit për të drejtat e autorit NULL NULL 04.05.2023 23:52 04.05.2023 23:52 Ed Sheeran Ed Sheeran humbi funeralin e gjyshes së tij 98-vjeçare si rezultat i gjykimit të tij të vazhdueshëm për të drejtat e autorit në New York, këtë javë. Për këtë sipas Independent, familjarët treguan se Ed Sheeran, po ndjehej shumë i mërzitur, përcjell klankosova.tv. Kantautori britanik është paditur nga trashëgimtarët e Ed Townsend, kantautorit që kompozoi klasikun e 1973-ës, “Let’s Get It On” me Marvin Gaye. Ata pretendonin se Sheeran ka plagjiaturë elemente të këngës së Gaye në hitin e tij të vitit 2014 “Thinking Out Loud”, të cilin ai e mohon. Megjithatë këto akuza sot, u hodhën poshtë, pasi gjyqi vërtetoi se Ed Sheeran, nuk ka kopjuar pjesë nga teksti i këngës “Let’s Get It On”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 2 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 7 orë më parë