"Ecim me policinë", projekt më i ri në Ferizaj (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ecim me policinë”, projekt më i ri në Ferizaj (VIDEO)

NULL NULL
15.03.2023 14:04
Dashurije Ahmeti

Komuna e Ferizajt – sektori i rinisë, Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj janë bashkuar për të organizuar projektin “Ecim me policinë”.

Synimi i projektit është të krijohet një marrëdhënie më e fortë midis policisë dhe komunitetit. Projekti do të zhvillohet nga marsi deri në prill 2023 dhe do të përfshijë disa aktivitete.

Aktiviteti i parë do të jetë patrullimi bashkë me policinë në datat 14 dhe 15 mars, përmes thirrjes publike që do bëhet nga Kuvendi Rinor.

Më 16 mars do të zhvillohet një ecje me policinë, fillimi nga stacioni policor në ora 10:00 deri tek Parku i Lirisë, ku do zhvillohen aktivitete rekreative.

Më 21 mars do të mbahet një event leximi në Bibliotekën e Qytetit. Projektin gjithashtu do ta përfshijë një vizitë në shkollën “Skënderbeu” me 6 prill, ku do të integrohen përfaqësues të policisë dhe komunitetit me nxënësit.

Një takim me nxënësit dhe prindërit do të mbahet me 11 prill në shkolla fillore dhe të mesme, për të diskutuar çështje sigurie në komunitet.

Me 12 prill do të zhvillohet një marsh me temë “Drogat Vrasin” në Sheshin e Qytetit në ora 10:00.

Së fundmi, me 27 prill do të mbahet një tryezë diskutimi me përfaqësues të institucioneve në Galerinë e Arteve në ora 10:00.

Ky projekt është një shembull i shkëlqyeshëm i policisë komunitare, ku policia dhe komuniteti punojnë bashkë për të krijuar një komunitet më të sigurt dhe të qetë.